darkhackers Index
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

darkhackers Index

-----
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikiminew post

 

 enciklopedia e lire

Shko poshtë 
AutoriMesazh
AtDhEu
webmaster
webmaster
AtDhEu


Numri i postimeve : 204
Birthday : 03/03/1995
Join date : 28/06/2009
Age : 29
Location : ne CMD
Job/hobbies : Yu-Gi-Oh and football


enciklopedia e lire Empty
MesazhTitulli: enciklopedia e lire   enciklopedia e lire I_icon_minitimeWed Aug 12, 2009 2:20 pm

Matematika përbën një fushë të njohurive abstrakte të ndërtuara me
ndihmen e arsyetimeve logjike mbi koncepte të tilla si numrat, figurat,
strukturat dhe transformimet. Matematika quhet gjithashtu edhe
disiplina që mëson mbi të si dhe fusha e kërkimit që synon zhvillimin e
metejshëm të saj. Matematika dallohet nga shkencat tjera për një lidhje
të veçantë që ka ajo me realen. Ajo është e një natyre të paster
intelektuale, e bazuar tek një seri aksiomash të deklaruara të vërteta
(do të thotë që aksiomat nuk i janë nënshtruar asnjë eksperience por
janë frymëzuara prej këtyre të fundit sidomos në lashtësi) ose mbi disa
postulate përkohësisht të pranuara. Një pohim matematikor – i quajtur
përgjithësisht teoremë ose propozicion konsiderohet i vërtetë nëse
procesi i vërtetimit formal që përcakton vlefshmërin e saj respekton
një strukturë arsyetuese logjike-deduktive. Edhe pse rezultatet
matematike janë të vërteta plotësisht formale, ato gjejnë zbatim në
shkencat tjera dhe në fushen e teknikes. Për këtë arsye Eugène Wigner
flet për « efikasitet të paarsyeshëm të matematikes në shkencat e
natyres ». Matematika merret me studimin e raporteve sasiore dhe
cilësore të objekteve konkrete dhe abstrakte, si dhe me studimin e
formave hapësinore. Sipas Burbakistëve (Nicolas Bourbaki) ajo është
shkencë që studion relacionet dhe në thelbin e saj është kuptimi i
numrit. Matematika është shkencë deduktive d.m.th përfundimet e saj
janë të përgjithshme dhe janë rrjedhim logjik i aksiomave. Fillimet e
matematikës humben në thellësitë e shekujve. Matematika u shfaq si
rezultat i vështrimeve dhe përvojës së njerëzve në përballje me
problemet dhe nevojat praktike. Sistematizimi dhe përmbledhja e
njohurive matematikore ka filluar relativisht vonë. Kinezët e lashtë,
civilizimi i Inkëve, pastaj në Indi kishte një zhvillim të
konsiderueshëm të matematikës.

Në Greqinë antike matematika përjetoi një zhvillim të paparë nga një
plejadë e tërë matematikanësh siç janë: Pitagora, Talesi, Platoni,
Eudoksi, Euklidi, Arkimedi etj. Grekët e vjetër matematikën e kuptonin
në sensin e gjeometrisë dhe të parët ishin ata që të vërtetat
matematikore të cilat ato i quanin teorema i vërtetonin. Njohuritë
matematikore të grekëve të vjetër më vonë i përvetësuan dhe i pasuruan
arabët të cilët quhen edhe themelues të algjebrës. Përkthimet arabe të
veprave të matematikanëve grekë në mesjetë depërtuan në Evropë.

Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikës e morën në dorë
Evropianët. Në këtë periudhë mund të përmendim Vietin, Cardanon,
Fibonaccin etj. Më vonë dolën në skenë Rene Descartes, Pascali,
Leibnitzi, Bernoulli, Gaussi, Euleri etj. Në fund të shekullit XIX
David Hilberti një matematikan i shkëlqyer gjerman në kongresin
ndërkombëtar të matematikanëve të mbajtur në Paris në vitin 1900
propozoi dhe i formuloi njëzetetre (23) probleme matematikore të cilat
shekulli XIX ia le në trashëgimi shekullit XX. Shumë prej këtyre
problemeve i preokupuan matematikanët nga gjithë bota një kohë të gjatë
dhe shumica e tyre u zgjidhën pas një pune të palodhshme ku participuan
një numër i madh matematikanësh nga gjithë bota.

Matematika në ditët e sotme përjeton një zhvillim marramendës dhe është
e shpërndarë në shumë degë të specializuara të cilat janë mjaft
abstrakte. Sot është e pamundur të gjendët një autoritet si Hilberti i
cili të ketë një pasqyrë të përgjithshme për të gjithë degët e
matematikës. Poashtu nuk u gjet një matematikan i cili në fund të
shekullit XX të propozonte probleme për shekullin XXI. Kjo është e
kuptueshme sepse matematika si edhe të gjitha shkencat tjera kanë
përjetuar një zhvillim të paparë. Por një analogji e përafërt me
Hilbertin Clay Mathematical Institute, në fund të Stampaenciklopedia e lire Moneymouthhek-,
ofron një çmim prej 1 million Dollar atij i cili jep një zgjidhje të
pranueshme njërit prej 7 problèmeve të shekullit XX. Deri më sot
zyrtarisht nuk është ndarë asnjë çmim. Problemi i vetëm i zgjidhur
është hipoteza Poincaré të cilën e zgjodhi Grigori Perelman por ky i
fundit e refuzoi atë.Gjashtë problemet tjera janë të hapura.[citim i
duhur]

Matematika në interaksion me shkencat tjera e ndihmon zhvillimin e tyre
por në të njëjtën kohë ajo edhe vetë pasurohet. Sot matematika ka
depërtuar edhe në ato degë të shkencës në të cilat deri para pak kohe
as që ishte e imagjinueshme. Matematika në përgjithësi e mban
karakterin e njerëzve të cilët e zhvillojnë atë. Është i gabueshëm
mendimi i njerëzve për të cilët matematika është e pakuptueshme se në
matematikë nuk ka konteste dhe ç'do gjë është e qartë. Ndërmjet
matematikanëve ka pikëpamje të ndryshme për matematikën. Fatmirësisht
kjo nuk do të thotë se matematika nuk ka perspektiva të ndritshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.darkhackers-group.tk
 
enciklopedia e lire
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
darkhackers Index :: shkencat natyrore :: matematik-
Kërce tek: