darkhackers Index
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

darkhackers Index

-----
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikiminew post

 

 Funksionet trigonometrike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
AtDhEu
webmaster
webmaster
AtDhEu


Numri i postimeve : 204
Birthday : 03/03/1995
Join date : 28/06/2009
Age : 29
Location : ne CMD
Job/hobbies : Yu-Gi-Oh and football


Funksionet trigonometrike Empty
MesazhTitulli: Funksionet trigonometrike   Funksionet trigonometrike I_icon_minitimeWed Aug 12, 2009 2:21 pm

Funksionet trigonometrike (janë funksione të një këndi. Ata janë të
rëndësishme për studimin ose zgjidhjen e trekëndëshit dhe modelimin e
dukurive periodike. Funksionet trigonometrike përkufizohen si herës i
dy brinjëve të trekëndëshit kënddrejt ata gjithashtu përkufizohen edhe
si gjatësi e segmenteve të caktuara në rrethin trigonometrik rrethi
njësi. Sipas përkufizimit më modern atë janë fituar edhe si seri të
pafundme ose si zgjidhje e disa ekuacioneve diferenciale, ato lejojnë
një zgjërim dhe mund të përkufizohen edhe për vlera nga nga bashkësia e
numrave kompleks.

Ekzistojnë 6 funksione trigonoetrike në fillim do ti përkufizojmë ato në një trekëndësh këndrejt


Trekëndëshi kënddrejt përmban një kënd të drejtë 90° ose (π/2 radian)
të cilin e shënojmë me C. Këndet A dhe B mund të ndryshojnë. Funksionet
trigonometrike të një këndi i përcaktojmë si herës i brinjëve të
trekëndëshit këndrejt.Le të jetë A, këndi i një trekëndëshi të
ç'fardoshëm këndrejt për brinjët e të cilit i marrim këto emërime

Hipotenuza është brinja që është përball këndit të drejtë (brinja më e madhe) në këtë rast e kemi shënuar me h.
Kateta përballë këndit është në këtë rast brinja a.
dhe Kateta ku shtrihet këndi në rastin tonë është brinja b.
Të gjithë trekëndëshat në rrafshin Euklidian shumën e këndeve të
brendshme e kanë 180 ° (π radian); prandaj shuma e dy këndeve tjera të
trekëndëshit këndrejt është 90°. Përkufizimet që do ti japim më poshtë
vlejnë për një kënd i cili ka një vlerë e cila shtrihet mes 0 dhe 90°.
Këtë përkufizim ne më vonë me anë të rrethit trigonometrik do ta
zgjërojmë edhe për kënde tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.darkhackers-group.tk
 
Funksionet trigonometrike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
darkhackers Index :: shkencat natyrore :: matematik-
Kërce tek: