darkhackers Index
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

darkhackers Index

-----
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikiminew post

 

 Teoria e gjasës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
AtDhEu
webmaster
webmaster
AtDhEu


Numri i postimeve : 204
Birthday : 03/03/1995
Join date : 28/06/2009
Age : 29
Location : ne CMD
Job/hobbies : Yu-Gi-Oh and football


Teoria e gjasës Empty
MesazhTitulli: Teoria e gjasës   Teoria e gjasës I_icon_minitimeWed Aug 12, 2009 2:23 pm

Teoria e gjasës është degë e matematikës e cila studjon fenomenet e
rastësishme [1]. Koncepte themelore të teorisë së gjasës janë
ndryshorja e rastësishme, proceset stohastike dhe ngjarjet e
rastësishme: Për shembull hedhja e një kubi për lojë të numëruar me
pika në secilën nga gjashtë faqet e tij është një ngjarje e
rastësisshme. Nëse hedhja e kubit përsëritet një numër të madh herësh
do të shohim se këto ngjarje do të plotësojnë një rregullshmëri të
caktuar statistikore të cilat mund të studjohen dhe të parashikohen.
Teorema të rëndësishme në teorinë e gjasës janë ,, Ligji i numrave të
mëdhenj,, dhe ,, Teorema qendrore kufitare,,.

Teoria e gjasës është bazë matematikore e statistikës, ajo ka zbatim të
madh në analizën kuantitative të baskësive të cilat përmbajnë një numër
të madh të dhënash, metodat e saj kanë mundësuar zbulimin e fenomeneve
fizike në nivelin e atomit që i përshkruan mekanika kuantike.

eoria e gjasës i ka rrënjët në analizën e lojrave të fatit përpjekjet e
para në këtë drejtim i kanë bërë Gerolamo Cardano në shekullin XVI
pastaj Pierre de Fermat dhe Blaise Pascal në shekullin XVII.

Në fillimet e saj teoria e gjasës kryesisht kishte karakter diskret dhe
kombinatorik. Teoria moderne e gjasës u themelua nga matematikani i
shquar rus Andrey Nikolaevich Kolmogorov. Kolmogorovi e vendosi në baza
të forta teorinë e gjasës sepse ai formuloi një sistem aksiomash në
vitin 1933

Përkufizimi klasik

Gjasë e një ngjarjeje të rastësishme është herësi i numrit të ngjarjeve
të favorshme dhe numrit të përgjithshëm të paraqitjeve të asaj ngjarje
me supozim se të gjitha ngjarjet e mundshme kanë gjasë të njejtë të
paraqitjes në fushën elementare të ngjaarjeve. Për shembull ngjarja
"Paraqitja e një numri çift pikash gjatë hedhjes së kubit", gjasa e
kësaj ngjarje është dhënë me , sepse vetëm tre nga gjashtë faqet e
kubit kanë numër çift pikash.

Përkufizimi modern

Le të jetë dhënë bashkësia të cilën e quajmë Fushë elementare e
ngjarjeve, e cila i përmban të gjitha ngjarjet e mundshm gjatë
realizimit të një eksperimenti, këtë bashkësi e shënojmë me Supozojmë
se çdo element nga ka një ,,gjasë,, të caktuar të paraqitjes dhe i
plotëson vetitë:



funksioni i gjasës f(x) është një numër real i cili ndodhet ndërmjet 0
dhe 1 për vlera të x nga Ω, dhe shuma e të gjitha f(x) për të gjitha x
nga Ω është e barabartë me 1. Ngjarje e rastësishme quhet çdo
nënbashkësi nga

Gjasë e ngjarjes është numri



Gjasa e ngjarjes së sigurtë është 1, dhe gjasa e ngjarjes se pamundshme është 0.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.darkhackers-group.tk
 
Teoria e gjasës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» teoria e numrave
» Teoria e grupeve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
darkhackers Index :: shkencat natyrore :: matematik-
Kërce tek: