darkhackers Index
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

darkhackers Index

-----
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikiminew post

 

 LORIK CANA: MË SHUMË HUMBURG SE VOLFSBURG

Shko poshtë 
AutoriMesazh
AtDhEu
webmaster
webmaster
AtDhEu


Numri i postimeve : 204
Birthday : 03/03/1995
Join date : 28/06/2009
Age : 29
Location : ne CMD
Job/hobbies : Yu-Gi-Oh and football


LORIK CANA: MË SHUMË HUMBURG SE VOLFSBURG Empty
MesazhTitulli: LORIK CANA: MË SHUMË HUMBURG SE VOLFSBURG   LORIK CANA: MË SHUMË HUMBURG SE VOLFSBURG I_icon_minitimeThu Jul 09, 2009 2:41 am

LORIK CANA: MË SHUMË HUMBURG SE VOLFSBURG LorikCanaMarseille

LORIK CANA: MË SHUMË HUMBURG SE VOLFSBURG


Këto
dy javë do të jenë vendimtare në lidhje me të ardhmen e Lorik Canës,
mesfushorit shqiptar që militoi për 4 sezone në radhët e skuadres së
Olimpikut të Marsejës.




Ditët e fundit u perfol për një
kalim te mundshëm të tij te Volsburgu për shumën prej 7 milionë eurosh,
por të hënën, kur sipas mediave franceze pritej nenshkrimi i kontrates
4-vjeçare me kampionet e Gjermanisë, gjithçka ka rezultuar vetëm një
thashethem.

Kjo tratativë është hedhur poshtë nga babai,
njekohësisht edhe menaxheri i tij, Agim Cana, i cili ka theksuar per
prestigjiozen “L'Equipe” se nuk ka asgjë të vertetë mes djalit të tij
dhe Volfsburg.

“Nuk e kam idenë se nga ka ardhur ky thashethëm,
ne nuk kemi kontaktuar kurrë me Volfsburgun”, ka deklaruar Agim Cana.
Më pas këtë e konfirmon edhe i biri, Loriku, në një prononcim për
“LaProvence.com”.

Ai gjithashtu mohoi çdo kontakt me Volfsburg,
por konfirmoi se eshte i mundshem nje transferim i tij te Hamburgut.
“Nuk kam pasur kurre kontakte me Volfsburgun”, ka theksuar Cana, i cili
me pas ka sqaruar se karriera e tij me shume mundesi do te vazhdoje ne
nje kampionat te huaj, por marrja e vendimit perfundimtar pritet te
behet gjate ketyre dy javeve te fundit.

“Ka shanse qe gjithçka
rreth te ardhmes sime te vendoset gjate kesaj jave. Ne kete perfundim
arrihet ne nje menyre logjike”, ka thene kapiteni i Marsejes. Pasi ka
komentuar thashethemet per Volfsburgun, futbollisti i Kombetares
shqiptare ka deklaruar se skuadra e tij e ardhshme mund te jete nje
tjeter skuader gjermane. “Hamburgu eshte nje skuader qe mund te jete
nje destinacion i mire”, ka zbuluar ai per “LaProvence.com”.

Hamburgu, i cili e ka kerkuar mesfushorin edhe gjate merkatos se dimrit, u rendit i pesti ne sezonin e fundit te Bundesliges.

Por
shanse per te marre Lorik Canen kane edhe skuadrat angleze, Arsenal,
Liverpul e Totenhem. “Topçinjte” e Londres i tremben konkurrences se
Liverpulit dhe Totenhemit.

Liverpuli eshte gati te beje nje sakrifice ne rast te largimit te Ksavi Alonsos ose Maskeranos.

Ndersa
trajneri i Totenhemit, Herri Redknap, e shikon si perforcim ideal te
mesfushes se tij. Nderkohe i ati ka pohuar se per momentin ka nje
pengese per largimin e Canes. “Asgje nuk do te ndodhe deri ne momentin
qe Olimpiku i Marsejes te gjeje nje zevendesues per Lorikun. Ka shume
mundesi qe ai te jete Stephane M'Bia i Renese, por blerja zyrtare e tij
do te lironte futbollistin shqiptar”. Gjithsesi, ditet e fundit si
marsejez, Cana po i kalon me se miri.

Pas pushimeve ne Dhermi,
me te mberritur ne France ai ishte pjese e delegacionit te
futbollisteve te Olimpikut, qe dje kane takuar Presidentin francez
Nikolas Sarkozi dhe e shoqeruan per ne samitin franko-britanik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.darkhackers-group.tk
 
LORIK CANA: MË SHUMË HUMBURG SE VOLFSBURG
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
darkhackers Index :: sport :: Football-
Kërce tek: