MESSI NUK “LODHET” PËR TRANSFERET E REALIT! Lionel
Messi i ka qetësuar ndjenjat e lojtarëve dhe tifozëve të Barcelonës
duke thënë se nuk shqetësohet nga super-dyshja e Real Madridit, Kaka
dhe Cristiano Ronaldo. “Unë jam lojtar i Barcelonë dhe më
intereson vetëm skuadra ime. Ne ofruam spektakël sezonin e kaluar dhe
shpresoj që edhe këtë sezon do ta bëjmë të njëjtën gjë, ose së paku do
ta përsëritim një pjesë të asaj që arritëm sezonin e kaluar”.
“E
them pa asnjë dyshim se Barcelona është skuadra më e mirë në botë. Ne
kemi lojtarë të shkëlqyer dhe për këtë arsye nuk i frikësohemi askujt”.
“Cristiano
dhe Kaka janë lojtarë fantastikë, të cilët do ta përforcojnë shumë
Madridin. ‘El Clasico’ do të jetë i jashtëzakonshëm kur të vijë koha të
luhet- por Barcelona do të fitojë sërish”, ka thënë argjentinasi për
“Sport”. / albeu / foto: goal.com /