UNITED DUAN IBRAHIMOVIC Manchester
United po mundohen ta transferojnë golashënuesin më të mirë të sezonit
të kaluar të Serie A, thuhet në mediat italiane.
Trajneri
i Manchester United, Alex Ferguson, është gati të sfidojë Interin dhe
Jose Mourinhon duke tentuar të sjellë Ibrahimovic-in në Old Trafford.
Në
fund të sezonit, sulmuesi pati thënë se është gati të lë San Siron, por
zhvillimet e fundit rreth tij ka rezultuar në vazhdimin e qëndrimit të
tij. Mundësitë për suedezin ishin Barcelona dhe Real Madrid.
Corrierre
thotë se Manchester United janë alternativa e vetme për suedezin pasi
Real Madridi ka transferuar Karim Benzeman ndërkaq Barcelona janë
fokusuar në David Villan.
Sidoqoftë, raportet në Angli dhe
Spanjë thonë se United do të preferonte të riun Sergio Aguero nga
Atletico Madrid, por që transferimi i tij do të vështirësohej pasi
cmimi i tij sillet rreth €60 milion.
Inter më herët pati thënë se Ibra' mund të shitet nëse ofrohet shuma e duhur.