darkhackers Index
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

darkhackers Index

-----
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikiminew post

 

 Terry mbetet kapiten ne chelsea !

Shko poshtë 
AutoriMesazh
rinori
s.moderator
s.moderator
rinori


Numri i postimeve : 52
Birthday : 07/05/2000
Join date : 30/06/2009
Age : 24

Terry mbetet kapiten ne chelsea ! Empty
MesazhTitulli: Terry mbetet kapiten ne chelsea !   Terry mbetet kapiten ne chelsea ! I_icon_minitimeSat Jul 18, 2009 12:43 am

Terry mbetet kapiten ne chelsea ! John-terry_1

TERRY MBETET KAPITEN NË CHELSEA!
Kapiteni i Chelseas, John Terry nuk do të transferohet në Manchester City gjatë kësaj vere, ka insistuar klubi londinez. Menaxheri i Cityt, Mark Hughes, ka konfirmuar interesimin për mbrojtësin anglez, pavarësisht refuzimit të ofertës së re prej 30 milionë funta për 28 vjeçarin.

Por, drejtori ekzekutiv i Chelseas, Peter Kenyon, ka thënë: “Ai nuk është në shitje për çfarëdo çmimi. Terry ka kontratë trevjeçare. Ai na ka thënë se nuk dëshiron të largohet, ndërsa ne nuk dëshirojmë ta shesim. Fundi i tregimit”.

Terry ishte në Stamford Bridge të mërkurën, derisa Chelsea njoftoi se ka vazhduar marrëveshjen e sponsorizimit me kompaninë Samsung deri më 2013. Komentet nga Hughes kanë ardhur pas atyre të Hughes, i cili konfirmoi interesimin për mbrojtësin.

“Ne mendojmë se mund t’i ofrojmë një sfidë tjetër. Kur kaloni një kohë të gjatë në një klub, ju arrini në një pikë ku ndryshimi i skenarit do të ishte ide e mirë”, tha Hughes i cili periudhën më të gjatë të karrierës si futbollist e kaloi në Manchester United, para se të transferohet në Chelsea më 1995.

Ai shënoi 39 gola në 123 paraqitje gjatë tri sezoneve të kaluara në Chelsea, ndërsa Terry ka depërtuar nga ekipi i të rinjve. / albeu / foto: theholywoodnews.com / 17 korrik 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Terry mbetet kapiten ne chelsea !
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
darkhackers Index :: sport :: Football-
Kërce tek: