darkhackers Index
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

darkhackers Index

-----
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikiminew post

 

 teoria e numrave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
AtDhEu
webmaster
webmaster
AtDhEu


Numri i postimeve : 204
Birthday : 03/03/1995
Join date : 28/06/2009
Age : 29
Location : ne CMD
Job/hobbies : Yu-Gi-Oh and football


teoria e numrave Empty
MesazhTitulli: teoria e numrave   teoria e numrave I_icon_minitimeWed Aug 12, 2009 2:23 pm

Teoria e numrave është degë e matematikës së pastër e cila merret me
studimin e vetive të numrave në përgjithësi, e posaçërisht atyre të
plotë, si dhe me një klasë më të gjerë problemesh të cilat dalin nga
studimet e tilla.

Ndër problemet elementare që studiohen janë plotpjestueshmëria e
numrave, kriteret për gjetjen e numrave të cilat plotësojnë ndonjë
kusht të caktuar, shpërndarja e numrave të thjeshtë, gjetja e numrit të
particioneve të një numri natyral.

Disa autorë teorinë e numrave e identifikojnë me aritmetikën, për
dallim nga algjebra e cila merret më shumë me numra simbolik.
Kontribuuesit më të mëdhenj në teorinë e numrave janë: Gauss, Legendre,
Hardy, Ramanujan, Litlewood, Rogers, Rieman etj.

Teoria analitike e numrave

Objekti kryesor i teorisë së numrave është studimi i numrave të plotë e
në veçanti i numrave natyrorë, vetitë e tyre si dhe mardhëniet që i
rregullojnë ato.Është një nga fushat me interesante të
algjebrës,analizës matematike si dhe matematkës në përgjithësi.Me të
drejtë Gausi këtë disciplinë e ka quajtur edhe “MBRETËRESHËN E
MATEMATIKËS” . Është një nga degët me të vjetra e cila njihej edhe nga
grekët e vjetër si psh : Pitagora (569-500 p.k. ) ; Euklidi ( ?-350
p.k. ) ; Erastoteni (276-196 p.k.) dhe Diofanti ( ?-250 p.k. ).

Deri vonë është menduar se Teoria e Numrave ka qenë një disciplinë e
kulluar teorike por rreth 500 vjet më parë është zbuluar se ajo ka një
zbatim tepër efikas në praktikë si edhe në kriptografi ku janë ndërtuar
një sërë sistemesh kodimi me bazë Teorinë e numrave e sidomos operimin
me numrat e thjeshtë (numrat prim), shkencën e kodimit të të dhënave,
teorinë e automateve, etj.

Periudha moderne e Teorisë se Numrave fillon në vitet 1500 pas Krishtit
me Claude Bacher (1581-1638) dhe vazhdon me kerkimet mjaftë të
rëndësishme të Pierre Fermat (1600-1665) dhe Leonard Euler (1707-1783).
Me 1801 Carl Friedrich Gauss (1777-1855) botoi librin e famshem
“Disquisitiones arithmeticae” Në të cilin shkroi të gjitha përfundimet
e rëndësishme të arritura nga shkenca për Teorine e Numrave si dhe
mjaftë ide të reja interesante të tij.

Në ditët e sotme kjo disiplinë vjen mjaftë e zgjeruar dhe e ndarë në
tre drejtime të cilat e marrin emrin e tyre nga instrumentat matematike
të cilat përdorin :

Teoria Klasike e Numrave e cila përdor metoda krejtësisht të pastra teorike numerike.

Teoria Analitike e Numrave e cila operon me metodat bazë të analizës
matematike e veçanërisht me metodat bazë të funksioneve komplekse.

Teoria Algjebrike e Numrave e cila operon me metoda totalisht
algjebrike dhe veçanërisht me konceptin e idealeve dhe fushave
algjebrike.

Disa pika kyçe të Teorisë së numrave (të paktën të teorisë elementare
të numrave) janë studimi i numrave prim, plotpjestueshmëria,rrënjët
primitive, format kuadratike,ekuacionet e diofantit,thyesat e
vazhdueshme,implementimi i saj ne shkencat e tjera, etj..

Me anë të thyesave të vazhdueshme është vertetuar së pianoja nuk mund të akordohet në menyrë perfekte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.darkhackers-group.tk
 
teoria e numrave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Teoria e gjasës
» Teoria e grupeve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
darkhackers Index :: shkencat natyrore :: matematik-
Kërce tek: